Është përkthyer në një gjest heroik ai i Fernando Ruben Gago, i cili ka shfaqur një lidhje të madhe shpirtërore me Përfaqësuesen e tij. Argjentinasi 31 vjeçar, pësoi një dëmtim shumë serioz gjatë takimit me Perunë, e vlefshme për ndeshjet kualifikuese për Botërorin Rusi 2018. Vetëm pak minuta pasi preku fushën, mesfushori ka dëmtuar legamentin e gjurit të djathë, një incident që e pa atë me dhimbje të mëdha. Pavarësisht kësaj lojtari i Boca Juniros, u pa teksa i bërtiste mjekëve të skuadrës Albiceleste që ta lejonin të hynte sërish në fushë. E në fakt ai u rikthye, por vetëm pak minuta më vonë ngriti flamurin e bardhë, pasi mundësitë fizike nuk i lejonin më asnjë sforcim tjetër. Tashmë video me këtë pasazh të ndeshjes është bërë virale duke pushtuar internetin dhe duke e kthyer në një hero të Kombëtares Argjentinase futbollistin që ka prekur një komb të tërë më gjestin e tij, aq më shumë pas zhgënjimit të fundit që solli rezultati i takimit me Perunë që e zbriti Argjentinën në vendin e 6 të klasifikimit me 25 pikë. Gjithsesi, shanset janë ende të hapura për ekipin e Messit dhe Gagos. Pasi në rast fitoreje në ndeshjen e fundit Argjentina nw rast fitoreje me një rezultat të thellë dhe pas barazimit 2-2 në Peru ka shanse që të marrë një biletë për në Rusi 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=43EsgiRlwHU&ab_channel=DeportesTotalTV