Gabim absurd me e-mailin, sulmuesi i Bajernit humb kombëtaren

Imagjino të jesh një lojtar i Bajernit, në mes të karrierës dhe po pret një thirrje nga ekipi kombëtar dhe të mos marrësh asnjë thirrje, më shumë se një vit pas grumbullimit  të fundit . Imagjino ama sikur në të vërtetë je grumbulluar, por nuk e ke marrë vesh.

Kjo është pak a shumë ajo që i ndodhi Eric Maxim Choupo-Motingut, sulmuesi gjerman i natyralizuar kamerunas, i cili mburret me 55 paraqitje për ‘luanët’.

Kush e di se si mund të jetë bërë 32-vjeçari kur mësoi se trajneri Toni Conceiçao kishte pritur përgjigjen e tij për ditë me radhë: sipas Bild-it, thirrja iu dërgua në adresë e-maili të gabuar.

Një ngatërresë e pabesueshme, e cila do ta detyrojë Choupo-Motingun të qëndrojë në shtëpi për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Kombeve Afrikane.