Një prej futbollistëve më të njohura shqiptare, Kosovare Asllani, është nominuar nga “France Football” për çmimin “Ballon d’or”.
30-vjeçarja nga Kosova e cila luan për Suedinë, ka marrë pjesë këtë vit në kampionatin botëror që u zhvillua në Francë.
Edhe pse skuadra suedeze humbi në gjysmëfinale, ajo arriti të mposhte Anglinë duke marrë kështu medaljen e bronzit. Kosovare Asllani ka shënuar 3 gola gjatë këtij turneu.
“Ballon d’Or” është një çmim i përvitshëm i futbollit, i cili jepet nga “France Football” që prej vitit 1956.