E hënë, 25 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Futbollistin shqiptar donin ta arrestonin në Prishtinë, i ati zbulon kurthin që i kishin ngritur

Ilmi Ismajli, babai i futbollistit shqiptar, Ardian Ismajli, deklaron se të birin kanë dashur ta arrestojnë në Aeroportin e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Ilmiu thotë se ata që e kishin planifikuar këtë gjë, nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë.

Sipas tij, persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast kundërshtimi do ta arrestonin, duke përdorur arsyen absurde se Ismajli luante për Shqipërinë dhe jo Kosovën.

Ai thekson se pavarësisht të gjithave, gjithçka shkoi pa probleme dhe Ismajli u prezantua sot si lojtari më i ri Spezias. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën italiane.

Postimi i plotë i babait në Facebook:

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.

Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij

E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.

Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.

Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.

Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Detajet tronditëse të atentatit në Fier, ja kush është Demir Backa

Mbrëmjen e së shtunës, një atentat tronditi qytetin e Fierit. 57-vjeçari Demir Backa, babai i dy fëmijëve, u qëllua brenda makinës së tij “Audi”...

PD-ja me dy koka

Nga: Roland Qafoku Sali Berisha njoftoi të premten nga Berati se këtë javë do caktojë datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike pa...

I kërkoi 12 mijë euro të dënuarit në Itali, “arrest me burg” për avokatin

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën “arrest në burg” avokatit Lavdosh Shehu, i cili akuzohet për "ushtrim ndikimi të paligjshëm" ndaj personave që...

“Rama ka frikë të hetohet”, PD dorëzon padinë e parë

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, padinë për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për...

Degradon situata brenda “Big Brother VIP”. Monika gjuan me mandarinë Fifin

Monika, Fifi dhe Paloma vijojnë të mbajnë lojën e tyre, ndërsa orët e fundit zihen për pastërtinë. Kjo është një lojë mes tyre, por...