E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

Futbollisti nuk po gjen qetësi, tifozët i zbulojnë adresën e shtëpisë

Një futbollist është detyruar që të ndërrojë shtëpinë, pasi tifozët i kanë zbuluar adresën. Fama bën të vetën, ndaj futbollisti Xhek Grilish ka marrë masat e menjëhershme. Tifozët e Mançester Sitit kanë zbuluar adresën e tij, ndaj ai është detyruar që të bëj lëvizjen e menjëhershme, për të patur qetësi në banesën e tij.

Sulmuesi, i cili u bë këtë verë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik (erdhi për 100 milionë paund nga Aston Vila), ka vendosur që të ndërrojë shtëpi vetëm pak javë pasi u akomodua. Arsyeja është siguria e tij dhe e së dashurës Sasha Atud.

Një burim tha për “The Sun”, se dyndjet e tifozëve në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kërkuar foto dhe autografe, e bënë delikate situatën, aq më tepër që e dashura e tij është kërcënuar me jetë pas Europianit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...