Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

17:53 | 16/06/2021
in Sport, Të Gjitha
Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe ndeshjeve të nivelit të lartë të futbollit të luajtura vitin e fundit, mund të jetë një faktor përcaktues dhe shqetësues për udhëtimet që duhet të bëjnë futbollistët në “Euro 2020”.

Pezullimi për shkak të pandemisë midis dimrit dhe pranverës së sezonit të kaluar, i ka bërë në fakt kalendarët futbollistikë edhe më të ngjeshur dhe kaotik se sa normalisht. Për pasojë, pushimet e akorduara për lojtarët kanë rënë ndjeshëm, siç tregohet nga analiza e fundit nga qendra zvicerane e studimit CIES, e cila llogariti në prag të turneut ngarkesen e lojtarëve të thirrur nga kombëtaret e tyre për Kampionatin Evropian, midis klubeve dhe ekipeve kombëtare.

Sipas rezultateve, shumë nga skuadrat që marrin pjesë në “Euro 2020” kanë luajtur pothuajse vazhdimisht që nga qershori i vitit të kaluar, dhe ekziston një ndryshim i madh mes ekipeve të mëdha kombëtare dhe të tjerave.

FIFPro, sindikata botërore e futbollistëve, rekomandon një numër maksimal prej 60 ndeshjesh në sezon (apo gjatë gjithë vitit), 14 ditë pushim në dimër, 28 deri në 42 ditë pushim në verë, një numër të kufizuar udhëtimesh në vende të largëta, dhe të paktën 5 ditë kohë nga njëra ndeshje tek tjetra.

Këto kufij janë tejkaluar kryesisht nga 100 lojtarë në ligat evropiane të divizionit të parë, dhe për shumë prej tyre impenjimet nuk kanë përfunduar ende, pasi ata vazhdojnë të jenë të angazhuar me Kampionatin Evropian që po zhvillohet këto ditë.

Bruno Fernandez, mesfushori sulmues i Mançester Junajtid dhe Portugalisë, është lojtari që ka shënuar më shumë pjesëmarrje (81 ndeshje) dhe më shumë minuta të luajtura (6.472) në Evropë. Pas tij vjen Herri Meguajër, shoku i skuadrës së Fernandez tek Junajtid dhe mbrojtës i ekipit kombëtar anglez, me 72 ndeshje dhe 6.449 minuta të luajtura.

Ndër lojtarët e tjerë që kanë shënuar më shumë pjesëmarrje në këtë sezon sigurisht që janë edhe portierët, dhe i pari prej tyre është italiani Xhianluixhi Donaruma, që cili sezonin e fundit ka luajtur me Milanin. Aktivizimi i tyre i përgjithshëm fizik mund të thuhet se është më i vogël krahasuar me një lojtar që është në lëvizje, por niveli i lodhjes mendore besohet se është i njëjtë.

Pas arrestit të papritur kardiak që pësoi Kristian Eriksen gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, një futbollist 29-vjeçar në kulmin e karrierës së tij, sindikata FIFPro theksoi se kjo ishte ndeshja e tij e 66-të përgjatë një viti, 52 prej të cilave me Interin, skuadrën italiane me të cilën ai luajti rregullisht në gjysmën e dytë të sezonit.

Numri i 66 ndeshjeve konfirmohet nga CIES, pra 65 ndeshje përpara asaj kundër Finlandës: Eriksen është lojtari i katërt më i angazhuar nga Danimarka, i treti në lëvizshmëri dhe i 11-ti për minutat në fushë.

Gjithashtu, viti kalendarik i angazhimeve do të fillonte menjëherë vetëm pas një pauze të shkurtër disa ditor, me një ndeshjeje të Danimarkës më 8 shtator dhe fillimit të Serisë A në 26 shtator. Aktualisht, mjekët po përpiqen të gjejnë arsyet e arrestit kardiak të Eriksen, dhe nuk ka të dhëna që kjo të ketë ardhur si pasojë e lodhjes përgjatë këtij sezoni.

Javën e shkuar, Sekretari i Përgjithshëm i FIFPro Xhonas Baer-Hofman deklaroi:“Që të jem i sinqertë, ne jemi shumë të shqetësuar. Kjo situatë ka vazhduar për vite me radhë dhe pandemia i ka përkeqësuar gjërat. Disa prej lojtarëve të nivelit të lartë, deri në 80 për qind të ndeshjeve i luajnë vetëm me 3 ose 4 ditë pushim mes njëra-tjetrës. Këta shifra duhet të ulen”.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/06/14/christian-eriksen-partite-fifpro/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: futbollistejetënrrezikojne

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

''Ambasadorët do kthehen në postet e tyre''/ Putin zbardh takimin me Biden

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

JU REKOMANDJOMË

10 akuza për krime lufte/ Nis seanca në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin

10 akuza për krime lufte/ Nis seanca në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin

2 vjet ago
Plas skandali në Turqi/ Federata turke bllokon 1 mijë tifozë shqiptarë

Plas skandali në Turqi/ Federata turke bllokon 1 mijë tifozë shqiptarë

3 vjet ago
Dështon raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit

Dështon raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit

5 vjet ago
U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

1 vit ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com