Futbollistët e sotëm janë çuna trendi që postojnë foto para një pjate me midhje

“Unë kam qënë përballë Maradonës ose Van Bastenit, Carecës ose Giordanos. Sot ka dy kampionë, Messi dhe Ronaldo, pjesa tjetër janë lojtarë normalë.

Kur dëgjoj se Dybala do të jetë një kampion i shkëlqyer, buzëqesh sepse është thjesht një lojtar i mirë. Kundër Vierchoëod ose Pasquale Bruno (meje), modestisht, ai nuk do ta kishte prekur topin.

Futbollistët e sotëm janë çuna trendi që postojnë foto para një pjate me midhje, rrjetet sociale kanë shkatërruar gjithçka.

Sot me disa selfie bëhesh personazh, ne na dilte shkuma.

Lojtarët janë bërë gjithashtu të ftohtë në fushë. Në kohën time ishte më keq për sulmuesit, ne mbrojtësve na hapnin shumë punë. Ramon Diaz një herë shkoi te gjyqtari dhe bërtiti: ‘Bruno më ka shqyer lëkurën!’. Ishte e vërtetë, në fakt unë isha i paralajmëruar. Një shtytje e vogël nuk ishte e mjaftueshme për një të verdhë, këshillat nuk jepnin asnjë efekt.

Unë zgjedh lojtarët e kohës sime, madje Roberto Baggion, edhe atë. Kishte urrejtje të vërtetë midis nesh. Sapo na nxorrën me të kuqe të dyve, në një Juve-Fiorentina, ai erdhi të më kërkonte në dhomën e zhveshjes. Me ‘armiqtë’ e tjerë kam bërë edhe shaka, Van Basten, Casiraghi, por kurrë me Baggion. Ende mbetet një luan në krahasim me shumë lojtarë tani.

Sot nuk do të kisha nevojë të godisja, do të më jepej më pak kartoni i verdhë dhe nuk do të më nxirrnin kurrë me të kuq. Do të luaja me antiçipim (mënyrë loje e mbrojtësit kur i paraprin topit që po shkon drejt kundërshtarit duke i vjedhur kohën).  Sigurisht që nuk do ta prishja gjumin as për Icardin, Belottin apo Immobilen.”

Pasquale Bruno

Burimi: La Repubblica