Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së, Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar.
Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë.
Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.
Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe, Papadhopulli fitoi medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë (1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).
Papadhopuli pati mundësinë që në karrierën e gjatë futbollistike t’i provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të Federatës, president i Federatës (1998-2002).
Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i Merituar Sporti, si dhe President Nderi i Federatës.
Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në Shqipëri, nga viti 1997-2002, ka qenë Presidenti i FSHF, dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë, fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit. “Mjeshtri i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.
Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00.