Futbolli i provincave/ Luhet futboll! Në Librazhd ndalon gjithçka

PASIONI PËR LOJËN
– Luhet futboll! Në Librazhd ndalon gjithçka.
Ditën e shtunë, në stadiumin e Sopotit në Librazhd, u luajt derbi Sopoti-Shkumbini.
Ndonëse të dyja skuadrat militojnë në kategorinë më inferiore profesioniste në Shqipëri, interesi i publikut ishte i lartë.
Duke u gjendur në kohë pandemie, në pamundësi për të brohoritur në shkallët e stadiumit, tifozët vëndas rreshtohen në urën që kalon aty pranë stadiumit.
/E. Zekthi/