Futboll / Ringritja nga hiri e Glasgow Rangers dhe diamanti Steven Gerrard

“Pas falimentit, ne në Rangers kishim vetëm një ide në mendje: të mbushnim çdo stadium të vogël në Skoci dhe të duronim të gjithë stuhinë që vetëm një stadium i divizionit të tretë ose të dytë mund të ta rezervojë. Ishim të trishtuar, por dinim një gjë: që do të ktheheshim …

Sapo të ktheheshim në kategorinë më të lartë të futbollit skocez ne supozohet të ishim të kënaqur, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu sepse Celtic-u vazhdoi të fitonte vit pas viti.

Kur u ballafaquam me ta, ata jo vetëm që na rrihnin, por edhe na poshtëronin.

Na duhej një trampolinë”

(Specialja e Sky Sport për Steven Gerrard)

4 maj 2018, Rangers prezantojnë trajnerin e tyre të ri, Steven Gerrard.

Në sezonin 2019/2020, Rangers fitojnë në Celtic Park pas 9 vitesh.

7 Mars 2021, Rangers janë përsëri kampionë të Skocisë.

Pika e kthesës që tifozët e Rangers-it prisnin përkoi me mbërritjen në stol të Steven Gerrard.

Një projekt i madh, një sfidë kolosale për djalin e Liverpulit i cili solli titullin përsëri në Ibrox Stadium dhe i dha fund dominimit të rivalëve të Celtic.

Një epërsi e riafirmuar dje me fitoren e qartë në Old Firm. /t.k/