Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Futboll / Mou-Roma, simbioza perfekte?

5 vjet ago
in Sport
MOU-ROMA – Simbioza perfekte?
Pas dy viteve në stolin e Romës, mes ulje-ngritjeve, ideve të reja, lojës së bukur, përplasjeve mediatike dhe dështimit të arritjes së objektivave sezonalë, aventurës së Fonsekës në Romë i vjen fundi.
Para pak ditësh, shtypi i shkruar shpalli arritjen e marrëveshjes midis klubit dhe Mourinhos, duke filluar nga sezoni që vjen.
‘The Special One’ vjen në Romë si ëmbëlsira pas një vakti të hidhur, ose si antipasta e kampionatit që do vijë.
Por çfarë do të thotë Mourinho për Romën?
Portugezi vjen si një njohje e vjetër në Itali, duke fituar tituj në fushë dhe duke krijuar shumë debate jashtë saj.
Ai është kritikuar gjithmonë për idetë e tij jo-sulmuese, duke u bazuar në një rreshtim mbrojtës, gjithmonë vigjilent me njërin sy nga sulmi, kryesisht duke shfrytëzuar kundërsulmet apo gabimet e kundërshtarit. Jashtë fushe, ai njihet për cilësitë e tij njerëzore, si një njeri pa filtra, që merr vullnetarisht përsipër përgjegjësinë për të gjithë ambjentin, por që kujdeset edhe për polemika, aq sa jo pak herë duket dhe arrogant.
Nëse teknikisht zgjedhja Mourinho parashtron shumë pikëpyetje, nga pikëpamja mediatike mund të konsiderohet një goditje e madhe. Madje kjo zgjedhje merr një kuptim akoma më domethënës nëse kemi parasysh pasionin e madh për futbollin në Romë. Një pasion që ndizet aq fort, sa që shpeshherë kthehet në vetshkatërrues.
Duke u nisur nga supozimi që futbolli është përgjithësisht kontekstual, pra që nuk ka formulë suksesi por ka njerëz të duhur, në vendin e kohën e duhur, martesa Mou-Roma mund të shndërrohet në simbiozën perfekte, ku klubi dhe ambjenti përfitojnë nga karizma e portugezit, dhe anasjelltas, Mourinho shfrytëzon pasionin e një pjace të nxehtë, pa pasur presionin e fitimit të titullit. Jo më kot, eksperiencat e tij më domethënëse, i ka bërë me skuadra që kanë konkuruar nën petkun e jo-favoritit.
Natyrisht që për të patur një pikturë më të plotë të eksperiencës së tij romane, duhet të presim akoma për të parë një kombinim faktorësh si merkatoja, atmosfera në zonën tekniko-vendimmarrëse të klubit dhe natyrisht, dëshira e një heroi të ‘harruar’ për të thënë akoma fjalën e tij në futbollin europian. /E.Zekthi/
Tags: MurinjoromaSerie Atrajneri

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Itali / Xhixhi Bufon do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit

Në 4 vite, Kurti synon marrëveshje me Serbinë dhe njohje nga 5 shtetet e BE-së

'Nuk e dija që arma ishte e mbushur'/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau shokun







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

by mirseda
09:34 | 09/06/2026
0

Këtë të martë, 9 qershor, maturantët po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Proces, që...

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:11 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com