Kronikë

Fushë-Krujë, shpërthim tritoli në një mobileri

               Publikuar në : 07:43 - 18/04/19 Enno

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer derën hyrëse të një mobilierie në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, teksa mësohet se mobileria është në pronësi të Dhurata Karaj.

Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohet se ka patur vetëm dëme të shumta materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer  një sasi  e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT