Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar ditën e sotme 3 akte nënligjore lidhur me financimin e partive politike, ku ekspertët kontabël dhe të auditit do të monitorojnë në terren shpenzimet e partive politike për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe do ti krahasojnë të dhënat me faturat e blerjes.
Në një deklarata për mediat, kryetari i KQZ-së Klement Zguri tha se, të tre aktet i shërbejnë objektivit për rritjen e transparencën financiare të fushatave, duke plotësuar paketën ligjore për financimin e partive politike
“Reforma zgjedhore edhe këtë herë, mesa duket, nuk po shënon dot progres, por KQZ-ja po i adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, brenda hapësirave dhe kompetencave që i njeh ligji.
Ne jemi të bindur, se zgjedhjet që vijnë do shënojnë përmirësim, si për sa i përket financimit, ashtu edhe për sa i përket transparencës financiare, falë këtij kuadri të ri ligjor dhe këtyre akteve që miratuam”, deklaroi Zguri.
Ndër të tjera, Zguri u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme, nuk do raportojnë vetëm partitë politike për financat e fushatës, por edhe kandidatët për kryetarë bashkie.