Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim së fundmi ka përcjellë një mesazh të fortë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Kim shkruan se mbështet SPAK dhe Policinë, ndërsa pohon se disa çështje të rëndësishme janë të shoqëruara nga fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim dhe konfuzion, për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë, asgjë më pak”, pohon Ambasadorja.
Reagimi i plotë i saj:
“Çështjet e rëndësishme janë zakonisht të shoqëruara nga fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim dhe konfuzion për të blerë influencë dhe për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë.
Të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë, asgjë më pak.
Ne mbështesim fort SPAK dhe Policinë”.
Important cases are often accompanied by expensive campaigns to sow doubt & confusion, to buy influence, to deny the truth, to escape justice. Let’s be clear: this is about punishing known criminals – nothing more, nothing less. We strongly support SPAK & ASP. https://t.co/OVqXvFeo4E
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 7, 2020