Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ftoi maturantët që kanë ambicie të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë. Gjatë një takim me maturantë të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, Balla prezantoi mundësitë që ofron Akademia për formimin e të rinjve, e sidomos për garantimin e një pune dinjitoze dhe mundësi tejet të gjera për karrierë në administratën publike.

“Ndërsa vlerësoni drejtimin që doni të marrë jeta juaj, të merrni në shqyrtim edhe propozimin tonë që studimet ‘Bachelor’, pas përfundimi të arsimit të mesëm, të vini t’i kryeni tek një institucion i certifikuar arsimor, si Akademia e Sigurisë. Në 3 vite studim në fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, ju do të merrni jo vetëm diplomën ‘Bachelor’, por edhe një gradë policore, ‘Nënkomisar’. Kjo do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj, jo vetëm për t’u bërë pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit. Por sapo të mbarosh studimet në bankat e universitetit, ta kesh vendin e punës të siguruar, këtë ta ofron vetëm Akademia e Sigurisë. Këtu, që nga dita e parë e pranimit, hyn një sistem kontrate, pagese dhe vendi të sigurt pune”, i ftoi Balla, të rinjtë e të rejat.

Ministria e Arsimit ka mundësuar aksesin në portalin UAlbania, nga data 30 korrik deri më 4 gusht, për të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë. “Kemi 100 kuota në këtë vit të parë. Dua t’ju garantoj se Akademia e Sigurisë është një institucion që ka brenda vetes profesorë shumë të mirë me një përvojë të shkëlqyer. Por ne do të kemi pjesë të Akademisë edhe profesorë që vijnë nga akademi policie nga vende të ndryshme, SHBA, UK, Gjermania, Spanja, Italia pa tjetër dhe vende të tjera që kanë një traditë shumë të pasur. Unë e nxis Drejtorin e Akademisë që të kemi sa më shumë partneritete në funksion të shndërrimit të AS së Tiranës, në një qendër të rëndësishme universitare me profilin e sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin perëndimor”, tha ministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh gjatë bashkëbisedimit, se sot ka ndryshim të ndjeshëm, pasi Policia e Shtetit është e mirëpaguar, e mirëtrajnuar dhe e modernizuar me pajisjet, mjetet dhe logjistikën e duhur. “Akademia e Sigurisë tashmë është e akredituar dhe e certifikuar nga Agjencia e Arsimit të Lartë e Ministrisë së Arsimit. Kemi certifikuar programet mësimore brenda dhe jashtë vendit dhe për herë të parë, pas 3 dekadash, Akademia e Sigurisë është pjesë e programeve të Ministrisë së Arsimit dhe ku konkurrohet mbi bazën e ligjit të arsimit të lartë”, nënvizoi Muhamet Rrumbullaku.

Por bashkë me ftesën për të aplikuar në Fakultetin e Hetimit, duke përmbushur nevojat për rinovimin e trupës policore, ministri Balla deklaroi se çdo i ri që ka ambicie, duhet të ketë disa parakushte. “Uniforma e Policisë së Shtetit të kërkon, pikë së pari, që duhet të punosh me ndershmëri, me profesionalizëm, me dashuri për njerëzit, komunitetin dhe me mirësjellje. Nëse këto veti nuk i keni ose nuk mundeni t’i zhvilloni, atëherë nuk duhet të zgjidhni Akademinë e Sigurisë”, bëri thirrje ministri i Brendshëm.

TË LIDHURA

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve
Aktualitet

U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve

21:50 | 19/05/2025
Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit

21:16 | 19/05/2025
Next Post
“Në këtë Kuvend nuk mund të flitet”, Vokshi me tone të ashpra: Dhuna ushtrohet këtu nga vetë gratë

“Në këtë Kuvend nuk mund të flitet”, Vokshi me tone të ashpra: Dhuna ushtrohet këtu nga vetë gratë

Nuredin Dumani si “pasha”, me internet në qeli, pezullohen dy policë të drejtorisë së Burgjeve

Nuredin Dumani si “pasha”, me internet në qeli, pezullohen dy policë të drejtorisë së Burgjeve

Kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij, arrestohet 61-vjeçari në Memaliaj

Kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij, arrestohet 61-vjeçari në Memaliaj

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com