E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Furnizonte Europën me kokainë, sekuestrohet pasuria e trafikantit shqiptar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar disa pasuri të anëtarëve të një grupi kriminal nga Shkodra që trafikonte kokainë nga Kolumbia drejt vendeve të ndryshme të Europës.

Bëhet fjalë për shtetasit Eri Pelinku, Armando Doçaj dhe Dëfrim Eçi me në krye shkodranin Jetmir Kastrati, të cilët u arrestuan më 26 qershor 2019 në Danimarkë.

Me 29 tetor 2019 grupit kriminal që operonte në trafikun ndërkombëtar të kokainës, dhe të ardhurat e përfituara prej saj i investonte në Shqipëri, ju sekuestruan 3 milionë euro pasuri.

Pas një hetimi financiar dhe pasuror të shtetasit Armando Doçaj dhe familjarëve të tij, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e një llogarie bankare 4 mijë euro, një njësie shërbimi në Durrës dhe dy apartamente në Tiranë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguara nga Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar në datën 20.12.2019, procedimin penal pasuror nr.6, në ngarkim të shtetasve A. Doçaj, A. Beqiri, etj.

Nga studimi i akteve, rezulton se autoritetet daneze të drejtësisë, kanë kryer një hetim proaktiv ndaj disa shtetasve shqiptarë me banim në Danimarkë dhe jashtë saj, si shtetasi S. K. (alias J. K.), A. Doçaj, etj, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Hollandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri, etj.

Pas regjistrimit të procedimit penal pasuror, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kreu një hetim financiar dhe pasuror të shtetasit A. Doçaj dhe familjarëve të tij. Në përfundim të hetimit, bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, (Ligji Antimafia) me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 04.05.2021 ndërmjet të tjerave ka vendosur:

  • Sekuestrimin e një shume prej 4.000 Euro (llogari bankare);
  • Sekuestrimin e një njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh”, Durrës;
  • Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 122.58 m2 në Tiranë;
  • Sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 116.83 m2 në Tiranë.

 

Lexo edhe :   SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...