Bota

Funerali në Irlandë, të pranishmit tremben nga thirrjet që vinin nga brenda arkivolit


               Publikuar në : 17:11 - 14/10/19 Enno

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e shtunë në Irlandë, teksa gjatë varrimit të një personi, u dëgjua një zë që thërriste për ndihmë brenda arkivolit.

Sipas ‘Mirror’, ngjarja ndodhi gjatë varrimit të veteranit të Forcave të Mbrojtjes në Irlandë, Shay Bradley, i cili vdiq në 8 tetor pas një sëmundje të rëndë, e cila e kishe zënë prej shumë kohësh.

Të pranishmit në funeral filluan të dëgjonin një zë i cili mesa duket vinte nga brenda arkivolit.

“Ku dreqin jam? Ku më keni futur? Ku ndodhem? Këtu është shumë errësirë, a është prifti aty? Më lini të dal! Më lini të iki!”, mësohet të jetë dëgjuar.

Të ftuarit e kuptuan më pas se ishte zëri i regjistruar i veteranit dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura. Ideja e tij për regjistrimin, ishte që askush mos të qante në varrimin e tij, përkundrazi të qeshnin e ta kujtonin atë gjithmonë me lumturi dhe gëzim.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT