E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në ujërat e acarta të detit Baltik kryqëzori gjerman “MV Wilhelm Gustloff”.

Gati 10 mijë njerëz gjetën vdekjen, më shumë se gjysma e tyre fëmijë. Anija ishte nisur nga qyteti polak i Gdinias me destinacion Kielin në veri të Gjermanisë. Në bord ndodheshin kryesisht refugjatë lufte, gjermanë, lituanezë, letonezë, polakë etj, si edhe 1000 ushtarë dhe anëtarë të Gestapos.

Një nëndetëse ruse e pikasi, dhe e qëlloi me 3 silurë më 30 janar 1945. Anija 25 mijë tonëshe, u mbyt brenda 40 minutash.

Anija mbante zyrtarisht në bord 10.582 njerëz. Nga të cilët 9343 vdiqën. Mes qindra të mbijetuarve, ishte piloti 19 vjeçar gjerman Heinz Schön. Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës dokumentimit të asaj tragjedie.

Kur vdiq në vitin 2013, një ekip zhytësish çuan në fundin e detit hirin e trupit të tij, për t’u prehur atje bashkë me shumë të tjerë.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...