E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Fundi i epidemisë është larg”/ OBSH: Kjo do të jetë një betejë e gjatë

Koronavirusi vijon të marrë me mijëra jetë njerëzish dita ditës. Ekspertë nga e gjithë bota po punojnë për gjetjen e një vaksine që do t’i jepte fund këtij makthi.

Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh me skepticizëm idenë se fundi i koronavirusit mund të jetë afër.

Drejtori Rajonal për Paqësorin Perëndimor në OBSH, Takeshi Kasai është shprehur së fundmi se fundi i kësaj epidemie është akoma larg. Në një prononcim për Reuters, Kasai i bëri thirrje shteteve të prekura që të mos e ulin vigjilencën e tyre.

“Edhe në Azi-Paqësor ku situata duket se po stabilizohet, fundi i epidemisë është larg. Edhe me të gjitha masat, rreziku i transmetimit në rajon nuk do të largohet për sa kohë që pandemia vazhdon. Më lejoni të jem i qartë. Epidemia është shumë larg fundit në Azi dhe Paqësor. Kjo do të jetë një betejë afatgjatë dhe ne nuk mund ta ulim gatishmërinë. Ne kemi nevojë që çdo vend të vazhdojë të përgatitet për transmetimin e komunitetit në shkallë të gjerë”, tha ai.

Për momentin është Evropa ajo e cila konsiderohet si epiqendra e koronavirusit, por OBSH paralajmëron se kjo gjë mund të ndryshojë.

Rritja e frikshme e numrit të të prekurve nga Covid-19 në SHBA, ka bërë që ekspertët të dyshojnë se Amerika mund të kthehet shumë shpejt në epiqendrën më të re të koronavirusit vdekjeprurës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...