Fund zvarritjeve, Ambasada Amerikane njofton nënshkrimin e marrëveshjes

Ambasada Amerikane ka njoftuar nënshkrimin mes USAID dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor Shqiptar, të një Memorandumi Mirëkuptimi për të ofruar ndihmën teknike të 35.000 dosjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë.

Duke iu referuar marrëveshjejes në fjalë, një ekip i veçantë avokatësh shqiptarë, do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet.

Ndër të tjera, në mesazhin e postuar në faqen zyrtare, Ambasada nënvizon se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. E tashmë pritshmëritë janë që të zvogëlohet numri i prapambetur i këtyre çështjeve.

Statusi

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur.