Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar pas ftesës publike që kryeministri Rama i bëri sot opozitës joparlamentare për të realizuar Reformën Zgjedhore.
I ftuar në Fax Neës, Maliqi e cilësoi këtë si një akt kungulleshkash, pasi sipas tij kjo reformë nuk realizohet me ftesa publike, teksa thekson se shpreson për një marrëveshje mes dy palëve.
“Sigurisht këto janë lojra kungulleshkash midis Ramës dhe Bashës, sepse Reforma Zgjedhore nuk është kaq e lehtë që të realizohet me ftesa publike. Me këtë sistem politik kemi një krizë shumë të madhe të përfaqësimit, pasi janë deputet liste, me lista të mbyllura. Shpresoj që të ketë një marrëveshje midis palëve. Në mënyrë që vota e popullit të jetë e drejtë. Frika më e madhe është vetting në politikë, sepse del lakuriq edhe Rama edhe ministrat e tij. Është për të vënë duart në kokë për shqiptarët, kanë një babëzi shumë të madhe me vjedhjen e lekëve të shqiptarëve”, u shpreh Maliqi.
Deputeti gjithashtu komentoi edhe deklaratën e presidentit Meta, gjatë seancës hetimore ndaj tij, ku u shpreh se kishte informacione për djegien e Kuvendit.
“Presidenti nuk bën deklarata kot ka informcione nga SHISH, nga Komsioni i Sigurisë, Komisioni Hetimor Informacioni është i saktë. Të gjtha këto bëhen edhe brenda llojit. Ky mund të ishte edhe një mënyrë që PS të thoshte që ja PD dogji paralamentin”, tha deputeti i opozitës parlamentare.