E diel, 9 Gusht, 2020
35 C
Tirana

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Pandemia në vend/ Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli së fundmi për ngarkesën e madhe në spitalin e sëmundjeve infektive, si pasojë e koronavirusit. “E them me sinqeritet se...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

“Objektivi i atentatit ishte djali im”/ Flet pronari i hotelit në Tushemisht

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, ka dhënë një prononcim për mediat. Ai...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa ka...

Pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro....

“Fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim”, mesazhi i fortë i Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim së fundmi ka përcjellë një mesazh të fortë përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Kim shkruan se...

Nga: Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes zëdhënësit, presidenti Meta i quan ta paligjshme ndryshimet, pasi sipas tij, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, ndërsa të tjerët janë zëvendësuar me procedurë antikushtetuese.

Ashtu siç pritej, Ilir Meta nuk bëri komente për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, që janë praktikisht hapja e listave, heqja e pragut dhe heqja e listave të përbëra brenda koalicioneve, duke kaluar tek lista e përbashkët.

Ndryshimet ligjore kundërshtohen për cilësinë e tyre dhe presidenti i vendit duhet të shprehet, a është kundër listave të hapura, dhe pse është, nëse i kundërshton ato. Po ashtu, ai duhet të komentojë dhe cilësinë e ndryshimeve të tjera të propozuara, siç është heqja e pragut apo mundësia për të garuar me një listë të përbashkët, siç garohet në gjithë Europën.

Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe PD dhe aleatët e saj, që e kundërshtojnë.

Beteja e tyre kundër ndryshimeve duhet të jetë politike dhe jo proceduriale. Duke qenë politike, ajo është bindëse dhe frymëzuese dhe për elektoratin e tyre. Kurse kështu siç ata po i kundërshtojnë, nuk kanë asnjë argument, pse janë të rrezikshme ndryshimet.

Fjala vjen, Ilir Meta nuk ka asnjë koment për cilësinë e ndryshimeve, por thotë që Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Kjo është një marrëzi, që ai e përsërit sa herë që çmendet,  por po ja marrim që ka të drejtë për një moment.

Nëse ka të drejtë për këtë, atëhere nuk duhet të miratohen as propozimet e 5 qershorit, pasi dhe ato duan 84 vota dhe s’kemi ku t’i gjejmë, se se sipas tij, 82 janë të ligjshëm, dhe nga këta 82, 3 deputetë kanë firmosur për ndryshimet e tjera kushtetuese, pra na ngelen 79.

Kështu që nëse do ta marrim këtë betejë si proceduriale, siç e do presidenti, e kemi humbur pa filluar.

Po kaq banale janë arsyetimet e PD, që thotë se listat e hapura duhet të vendosen me referendum. Përse duhet të vendosen me referendum, kur gjithë ndryshimet kushtetuese që ai ka dashur, i ka bërë në tavolinë me kundërshtarin.

Lexo edhe :   Dy risqet e bastit të Bashës
Lexo edhe :   Lul Basha, ose versioni i një lideri si “fluger” politik

Nga ana tjetër, për të hedhur diçka në referendum, duhet një palë të jetë pro dhe një palë kundër. Lulzim Basha nuk thotë, as që është pro, e as kundër. Çfarë do hedhë në referendum, kur nuk ka qëndrim për to?

Debati për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, duhet të jetë debat për cilësinë e tyre.

Lulzim Basha flet vetëm për një propozim, për atë që ka të bëjë me heqjen e koalicionit me lista të shumëfishta. Atë e komenton si të dëmshëm. Të tjerat thotë, do t’i hedhim në referendum.

Në fakt, heqja e listave të shumëfishta brenda një koalicioni, ka të bëjë teknikisht me hapjen e listave, pasi nuk mund të numërohen votat për 11 mijë kandidatë, se sa ka marrë secili nga një trupë votuese, 1 milionë e 700 mijë vetë. Pra heqja e këtyre listave të shumëfishta brenda koalicionit, lidhet me hapjen e listave.

Basha hapjen e listave e kërkon me referendum, kurse këtë heqjen e listave të shumëfishta brenda koalicioneve, e do me vendim direkt që të mos preket.

Ky konfuzion i presidentit, apo PD, për mënyrën se si kundërshtojnë ndryshimet kushtuese, tregon se ata i tremben betejës kundër listave të hapura, dhe kapen tek procedura për të kundërshtuar ndryshimet.

Por procedura nuk varet më nga Partia Socialiste. Ajo ka vetëm 74 deputetë. Dhe i ka “legjitimë”, ashtu siç i do Ilir Meta. Të tjerët janë në Kuvend si prurje të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Nëse duan ata, PS-LSI, mund të ulen me ta dhe t’i bindin që të tërhiqen nga ndryshimet kushtetuese dhe të votojnë ato që do PD dhe LSI. Nëse ja dalin, mund të mos fitojnë zgjedhjet, pro së paku kanë fituar opozitën parlamentare. Në kuadrin e hapjes së partisë, mund të quhet fitore. /Tema

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Ndërkohë që vazhdon pandemia e COVID-19, izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i...

Rrjeti i njohur social shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

Kompania “Twitter Inc” i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për agjencinë...

Lacio po punon për shqiptarët, Muriqi dhe Kumbulla objektivat kryesorë

Lacio vazhdon të këmbëngulë për futbollistët shqiptarë! Italiania “Gazzetta dello Sport“ i ka kushtuar një artikull të plotë faktit se drejtori sportiv i saj po...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Protestat në Liban, jep dorëheqjen ministrja: Nuk përmbushëm detyrën tonë

Libani është përfshirë nga protesta të dhunshme pas shpërthimit të fuqishëm i cili i mori jetën 150 personave në Beirut. Ndërkohë, mësohet se protestat kanë...