E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Fryma krijon, kalkulimet ndihmojnë

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Nga: Preç Zogaj

Kuvendi i Shqipërisë votoi pardje ndryshimet kushtetuese që lejojnë hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe ndalojnë koalicionet e përbëra, ku secila prej partive të trenit mund të regjistrohet me listën e kandidatëve të vet.

Në bazë të këtij ndryshimi partitë e Opozitës së Bashkuar ose duhet të dalin me një listë unike kandidatësh duke u “tretur” në një sigël të përbashkët, ose do të garojnë veç e veç. Ndryshe nga sistemi i deritanishëm, ku votat e subjekteve që nuk arrinin pragun elektoral u shkonin partive aleate që e kishin kaluar këtë prag, me ndryshimin e pardjeshëm këto vota digjen.

Hapja e listave është një hap i madh përpara (jo siç do të ishte mazhoritari i pastër) për  rimotivimin e zgjedhësve, për peshimin me votë popullore të kandidatëve brenda së njëjtës parti, për  vendosjen e votës si themel dhe si kriter i karrierës politike. Një zhvillim si ky spikat si vlerë po të mbajnë parasysh faktin se nga viti 2009 e këndej  shumica e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nuk janë votuar asnjëherë me emër në jetën e tyre.

Merita për hapjen e listave u shkon deputetëve rebelë të PD-së dhe LSI-së që patën  refuzuar djegien e mandateve. Ata i kapën në ku ndërkohë partitë e mëdha dhe imponuan ndryshimin me votat e tyre kushtëzuese në Kuvend.

Në vetvete, jashtë kontekstit politik të karakterizuar nga tensionet dhe paqëndrueshmëria, argumente dhe referenca pro dhe kundër mund të sillen edhe për ndryshimin e formulës së koalicioneve. Por qëkurse doli në skenë papritur si ide është kuptuar se Rama mori një propozim të mirë siç ishte ai i hapjes së listave për  t’i  bashkangjitur si rabat një kalkulim apo hall të tij elektoral me qëllim që t’i reduktojë “Opozitës së Bashkuar” përparësitë e të qenit një aleancë shumë më e gjerë dhe më kuptimplote se ajo e partive qeveritare. Kështu shpreson të fitojë, jo duke marrë vetë më shumë vota se opozita, por duke  i çuar dëm sa më shumë vota opozitës.

Për këtë gjë ai rrezikoi rikthimin e konfliktit me “Opozitën e Bashkuar” dhe luftën e ftohtë me partnerët strategjikë. Duke u treguar të gjithëve më qartë se sa e dinin se sa i kapur është pas pushtetit dhe sa të lehtë e ka të sakrifikojë gjëra të mëdha vetëm për t’i hequr një grusht votash opozitës, që edhe ketë nuk e  ka të sigurtë! Historia ka dhënë shembuj kur ndryshimet blitz dhe të njëanshme u janë kthyer në bumerang atyre që i kanë ndërmarrë. Sepse zgjedhësit kanë një  nuhatje të pagabueshme për të dalluar  qëllimet e vogla apo të mbrapshta prapa  retorikave populiste.

Partia Demokratike dhe “Opozita e Bashkuar” e përqafuan hapjen njëqind për qind të listave, por ngulmuan për ruajtjen e koalicioneve të përbëra. Besoj se nuk kishin probleme as për formulën e koalicioneve, por thjesht nuk deshën të tërhiqeshin zvarrë nga çfarë i pjell mendja Ramës apo nga frustrimet e tij pas marrëveshjes së 5 qershorit. Në fakt ndryshimet kushtetuese u avancuan në shenjën e provokimit të opozitës dhe u votuan po në shenjën e sfidës ndaj saj dhe faktorit ndërkombëtar. Kushtetuta nuk është si çdo ligj.

Ndërhyrjet në ligjin themelor të shtetit kërkojnë përfshirje të gjerë të ekspertëve, diskutime të shtuara dhe jo në këmbë e në duar, siç thotë populli; kërkojnë një atmosferë besimi dhe gjithëpërshirje në respekt të ndërsjelltë në çdo element të procesit, që nga mënyra e shtruar e komunikimit deri te koha që i jepet në dispozicion palës që është ftuar t’i bashkohet nismës.

Së fundi, dhe kjo është ndër të parat, ndryshimet kushtetuese kërkojnë  legjitimitet solid të Kuvendit, gjë që Kuvendi aktual nuk e ka sa për shkak të  fakteve që kanë dalë e vijojnë të dalin në lidhje me shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, aq edhe për shkak të  djegies së mandateve nga Opozita e  Bashkuar. Legjitimiteti i cunguar  i Kuvendit mund të kompensohej në këtë rast, duke siguruar dakordësinë e “Opozitës së Bashkuar”, siç ndodhi me hapjen e listave, përshembull. Por për Ramën duket se ndryshimi i formulës së koalicioneve  vlente më shumë se hapja e listave. Rabati  vlente me shumë se malli i parë. Ndaj nuk hezitoi të shkelte mbi praktikat e mira ndërkombëtare të ndryshimit  të Kushtetutës si ato që shënuam më sipër. Kështu dua unë! Ky është kufiri, këtu përfundojnë të gjithë të keqkuptuarit me pushtetin, që pasi nuk u dalin llogaritë me demokracinë fillojnë  e rrëshqasin në autoritarizëm  e më keq se në autoritarizëm me alibinë e  gatshme, por të dalë boje të sovranizmit.

Lexo edhe :   “E ke vendin në burg”, Rama i përgjigjet kërcënimeve të Bashës
Lexo edhe :   “E ke vendin në burg”, Rama i përgjigjet kërcënimeve të Bashës

E përsërisim: sovranizmi i liderëve shqiptar ndaj SHBA dhe Europës ose ka qenë vasalitet ndaj diktaturave të Lindjes, ose  izolim, autoritarizëm, diktaturë ndaj vendit dhe popullit të tyre. S’ka  tjetër. Vetëvendosja jonë është euro amerikane. Po të ishte autoritarizmi një trend  i SHBA dhe vendeve të Evropës Perëndimore, liderët shqiptarë me formim të cunguar demokratik, historik dhe etik do ta bënin me keq se askush. Por  SHBA janë demokracia më e madhe e botës, infrastruktura e së cilës nuk lejon shmangie. Europa është demokratike gjithashtu. Nuk mjaftojnë regjimet autoritariste të Turqisë apo Hungarisë që Tirana të rrëshqasë në autoritarizëm. Kush përkundet në këto iluzione i bën gropën vetes. Përveç kontekstit të favorshëm ndërkombëtar, Shqipëria ka një opozitë të madhe. Ajo ka paguar herë pas here koston e vendimeve të veta të llogaritura me nxitim, por mbetet një  fuqi e madhe demokratike dhe një alternativë  reale e pushtetit.

Për opozitën dhe për vendin tonë në tërësi problemi madhor në lidhje me zgjedhjet ka qenë çlirimi i tyre nga skema vdekjeprurëse me të cilën i ka rrethuar Partia Socialiste në pushtet. Kjo  ka qenë dhe  mbetet ende, në përmasa  më të vogla besoj, por mbetet megjithatë, skema e përdorimit të grupeve kriminale si forcë komplementare ose e integruar e PS-së në zgjedhje, gërshetuar me skemën e  mbulimit një për një të zgjedhësve e familjeve me një presion  të tipit të Vëllait të Madh dhe blerjes së votës me para e shpërblime. Zgjedhjet nuk  janë të lira për këtë shkak. Çlirimi i tyre nga ky lloj rrethimit që nuk e njeh  Europa  kërkon më shumë se amendamente ligjore rutinë. Megjithatë opozita  u investua shumë  për Reformën Zgjedhore në kuadrin e Këshillit Politik dhe mirë bëri.

Ky angazhim ka qenë para së gjithash një lëvizje politike në shërbim të hapjes së negociatave dhe më tej, për të ripërtërirë lidhjet e saj  organike me partnerët perëndimore, të dobësuara nga ngjarjet e vitit të shkuar. Qeveria dhe opozita janë gjithnjë në një varkë sa u takon  sfidave kombëtare dhe interesave të qytetarëve. Prej këtu  ka dalë në pah edhe  një dashje e opozitës  për të parë përpara me një mendje tjetër nga të gjithë. Rama nuk deshi, a nuk arriti të  hynte në lidhje si shtetar me këtë dashje. Ndaj bëri atë që bëri.

Ai e regjistroi  këtë sfidë të re ndaj opozitës dhe  kësaj radhe, dukshëm më qartë se herë të tjera, edhe ndaj kryeqyteteve politike të vendeve mike perëndimore. Do të shohim sa e duan shqiptarët e epokës së demokracisë dhe sa u kushton atyre sovranizmi arkaik. Në këtë moment PD dhe opozita duhet të shmangin  rënien në kurthin e politikës së kalkulimeve. Fryma është e para, programi, ekipet me rrezatim në publikun e gjerë,  investimi i shpresës, besimit dhe gëzimit  për ndryshimin e mundshëm, përgatitja dhe  shpallja e propozimeve konkrete për rrugët konkrete të realizmit të çdo premtimi, që nga rritja e rrogave e pensioneve e deri te mbështetja e sektorëve prodhues që krijojnë punë  për të rinjtë e zhvillim për vendin. Fryma krijon. Kalkulimet ndihmojnë./Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

Nga Mero Baze Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të...

Frika nga pandemia, Kyrgios tërhiqet nga “US Open”

Tenisti Nick Kyrgios ka njoftuar tërheqjen e tij nga turneu i “US Open” për këtë vit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në një...

Lirohet veterani i UÇK-së që u ndalua nga Policia e Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i...

Ekonomia gjermane: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale...

Qytetarëve në Kosovë u bëhet thirrje që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit Perëndimor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj virusit të Nilit, edhe pse në...