Lojtari i Real Madridit, Marco Asensio, ka pësuar një tjetër dëmtim në gju, duke rikthyer frikën në klubin spanjoll.
Si pasojë e dmëtimit, sulmuesi la kombëtaren e Spanjës dhe grumbullimin. Ndërsa, Federata Spanjolle doli me një komunikatë zyrtare, ku tregon se Asensio nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës pikërisht prej dëmtimit.
Një lajm i tillë ka rikthyer panikun te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane. Tekniku francez ka besim te lojtari dhe u mundua ta rikthejë në formë duke i besuar në ndeshjet e fundit të kampionatit, por një tjetër dëmtim do të ishte vrastar për karrierën e tij.