Raporti i Freedom House e cilëson Shqipërinë si vendin e kultivimit të kanabisit dhe të krimit të organizuar. Sipas raportit, tregtarët e kultivimit të drogës mbollën rreth 2.4 milionë fara kanabisi në të gjithë vendin, ndërsa trafiku i marijuanës, përtej kufijve, arriti në miliarda dollarë.
“Çështja urgjente e krimit të organizuar u shfaq edhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Dy vjet e gjysmë pas goditjes që qeveria i bëri një prej zonave kryesore, tregtarët e kultivimit të drogës mbollën rreth 2.4 milionë fara kanabisi në të gjithë vendin, ndërsa trafiku i marijuanës përtej kufijve arriti në miliarda dollarë. Ekspertët vendas dhe përfaqësues të BE-së vlerësuan faktin se përhapja e kanabisit do të ishte me pasoja për ekonominë e vendit, veçanërisht për bujqësinë, tregun e punës, stabilitetin social dhe kriminalizimin e ekonomisë’’, shkruhet në raport.