E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Frashëri bën heroin përballë Laçit, Kukësi kënaqet me një pikë

Sërish nuk ka fitues në përballjen Laçi-Kukësi, por këtë herë ndryshe nga përballja e pak ditëve më parë që u mbyll 1-1, por këtë herë 0-0. Një barazim që u jep nga një pikë të dyja ekipeve në javën e 30-të të kampionatit shqiptarë dhe që kënaq më shumë Kukësin.

Ndërsa Laçi pas disa javëve të zeza në Superiore nuk mund të kënaqet me një pikë, pasi një vend në Europë po bëhet më i vështirë për tu arritur. Pjesa e parë nisi më mirë për Kukësi që kishte një shans të artë për të shënuar, por Selmani bën mrekullinë dhe nuk e lejon topin të përfundojë në rrjetë. Pjesa e dytë flet më shumë në favor të vendasve që janë më agresivë dhe kërkojnë më shumë rrugën e rrjetës. Gjatë një krosimi nga këndi lojtarët e Laçit rrezojnë Gurin në zonë, që ishte një faull i pastër por për arbitrin Kridens Meta gjithçka ishte e pastër dhe lejoi vazhdimin e lojës.

Në 10 minutat e fundit kurbinasit patën 3 raste të pastra shënimi por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe në fund dolën nga fusha të zhgënjyer, ndërkohë që Kukësi iu kënaq pikës së marrë e cila e ngjiti në kuotën e 55 të tillave, përkohësisht +8 nga Lufëtari i vendit të 3-të.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Polici në Kroaci: Më pak viktima, nëse do ishte vendosur rripi i sigurimit

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë me pasagjerë shtetas nga Kosova, doli nga rruga...

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...