Këtë verë francezet sjellin trendin më të fundit të flokëve. Gërsheta të bëra topuz, tendenca më e fundit e flokëve. Sipas “Harper’s Bazaar”, ato quhen “Macaron Buns” dhe janë mjaft vajzërore dhe praktike për këtë verë. Emri vjen nga ngjashmëria me ëmbëlsirat Macarons, që janë të rrumbullakëta.
Ky është një lloj modeli që ne e kemi parë shpesh në fotot e gjysheve dhe nënave tona. Vetë modeli është shumë simetrik. Së pari flokët duhet të kenë një gjatësi mesatare. Ato ndahen në mes nga fillimi deri në fund të kokës dhe me këto dy pjesë krijohen dy topuze.
Flokët mund të jenë thurur fillimisht gërshet, por edhe mund të përdridhen gradualisht në formën e topuzit, nëse janë më të shkurtër se gjatësia mesatare. Një tjetër modeli i ngjashëm që ne na ngjan me modelin e hershëm shqiptar, është ai i dy gërshetave. Aktorja Yllka Mujo e solli në filmin “Malet me blerim mbuluar”, ku luante rolin e Lilos. Një model i hershëm që vajzat shqiptare e kanë mbajtur shumë vite më parë, 1940-1943 dhe që të gjitha gjyshet apo nënat tona e dinë me siguri.