Franca për shkak të kushteve që ofron vazhdon të jetë një nga destinacionet “ekzotike” për azilkërkuesit. Institucionet franceze bëjnë me dije se deri tani kanë pasur 132.614 kërkesa për azil. Krahasuar me një vit më parë, kjo përkthehet 7.3 % më shumë sesa 2018.
Afganistan, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria janë në krye të listës. Qeveria duket se përpara fluksit ka shtrënguar masat. Vitin e kaluar u dënuan 10 % më shumë. Autoritetet i tremben një “grope sociale dhe ekonomike” që mund të krijohet nga fluksi i emigrantëve.
Si masë kryesore, kryeministri francez Edouard Philippe ka propozuar bllokimin e sistemit të aplikimit për azil. Ai deklaroi se në vendet e tjera të BE-së ka një rënie të kërkesave për azil ndryshe nga Franca. Derisa qeveria të shohë rezultatet e pritura, sistemi do të jetë i bllokuar.