Të paktën 15 persona janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, nga rrufetë që ranë në një festival muzikor në verilindje të Francës, bëjnë të ditur autoritetet zyrtare.
Rrufeja shkarkoi në disa zona të vendit ku zhvillohej festivali “Vieux Canal”, në qytezën Azerailles.
Të plagosurit përfshirë edhe disa fëmijë, ishin strehuar nën tenda në momentin që ka nisur stuhia.
Një grua rreth 60 vjeçe dhe një burrë i moshës 44 vjeç raportohen të jenë në gjendje kritike, si pasojë e plagëve të marra nga rrufeja.