Franca ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit, në Francë janë shënuar 306 viktima, më shumë se dyfishi i një dite më parë ku u shënuan vetëm 135 të vdekur.
Kështu numri total i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Francë shkon në 25,201. Ndërkohë, brenda 24 orëve janë 769 raste të reja infektimi duke e çuar në 169,462 numrin total të personave të infektuar nga COVID-19 në Francë.
Deri më tani janë shëruar mbi 51 mijë pacientë, ndërsa mbi 92 mijë raste janë ende aktive. Franca është vendi i pestë me numrin më të madh të rasteve me koronavirus, pas SHBA-ve, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
COVID-19 ka prekur më shumë se 3,6 milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa i ka marrë jetën mbi 251 mijë personave.