E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Francë/Bërtiste ‘Allahu Akbar’, personeli i sigurisë e plagos

Një person që ishte i pajisur me thikë është qëlluar nga policia e transportit në Paris, pasi thirri “Allahu Akbar,” në një stacion treni.

Burri thuhet se është plagosur rëndë, pasi me thikë kërcënonte në stacionin Saint-Lazare, një nga stacionet më të ngarkuara në kryeqytetin francez. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi ai është ndalur për mosmbajtjen e maskës, ku dhe ka refuzuar.

Ai më pas nxori thikën e tij dhe iu drejtua agjentëve duke bërtitur “Allahu Akber”.

Sipas “Le Parisien”, vrasësi me thikë ra në shina dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në një gjendje të rëndë për jetën.

Kompania shtetërore franceze e hekurudhave SNCF tha në një deklaratë: “Dy agjentët përdorën armën e tyre të shërbimit, për ta mbrojtur dhe neutralizuar atë”.

Sipas dokumenteve të identitetit të gjetura në trupin e tij, burri ka lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë për kërcënime dhe dhunë të mëparshme, por nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Tashmë është hapur një hetim për “tentativë vrasje” të dikujt në një vend publik, “terrorizëm” dhe “dhunë me armë”.

Burimi i lajmit: dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...