Franca ka kaluar në avantazh në minutën e 19’ të ndeshjes pas një goditje dënimi të fituar me mjaft zgjuarsi nga Griezmann. Kroatët ishin duke dominuar në këtë fillim ndeshje por një goditje dënimi mjaftoi për francezët dhe ishte një devijim i Mandzukic që e dërgoi topin në rrjetë.