E hënë, 21 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Franca e gjobit kompaninë Google me miliona euro

Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta.

Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.

Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.

Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë, shkruan “Rel”.

Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm”.

Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.

Google tha se do ta apelojë gjobën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Firence/ Shqiptari 44 vjeç goditet në rrugë, në gjendje të rëndë, në spital

Një shqiptar është qëlluar me sende të forta dhe ndodhet në gjendje kritike në spital. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Firence, rreth 24...

Rama paralajmëron poseduesit e mjeteve, “Nuk ka më shaka me kolaudimin!”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë poseduesit e automjeteve. Ai ka përmendur dhe një shifër; mbi 15...

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...