E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Foto/Vilë pas vile, Besi zbulon kompleksin te Gjiri i Lalëzit

Aktori i humorit Bes Kallaku këtë herë na ka prezantua me vilën e tij të radhës. I ftuar në  “E diela shqiptare”, në rubrikën “Për drekë me mua”, ku personazhet VIP gatuajnë për njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre, Besi kishte zgjedhur t’i ftonte miqtë e tij VIP në shtëpi, në  një kompleks turistik tek Gjiri i Lalëzit. Një zgjedhje kjo mjaft e zgjuar duke iu përshtatur dhe menysë që ai kishte përzgjedhur të gatuante ku baza ishte peshku.

Të ftuari e Besit ishin Erion Isai, Arjola Shehu dhe dietologia Blerina Bombaj.

Nga pamjet e publikuara gjatë emisionit arritëm të shihnim edhe strehëzën e tyre të pushimit. Një vilë dykatëshe, e rrethuar nga një oborr ku mbizotëron gjelbërimi dhe me një verandë ku ishte vendosur tavolina e ngrënies.

Ngjyra dominuese në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, si brenda dhe jashtë saj, ishte e bardha. Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi vogëlushja të vijë në jetë, ata do të kalojnë më shumë kohë në shtëpinë e tyre në plazh.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...