Foto+Video/Ja si duket “Arena Kombëtare”, shkallët drejt fundit

FSHF ka publikuar në faqen zyrtare të “Facebook”, disa pamje nga punimet që vazhdojnë me intensitet të lartë në “Arenën Kombëtare” e cila pritet që të mbarojë brenda afateve. duket se shkallët janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet që të fillojnë punimet për të montuar mbulesën dhe më pas me fushën.

Më poshtë po u njohim me foto dhe video të fazës së punimeve. Stadiumi pritet të jetë streha e kombëtares sonë në eliminatoret e ardhshme.