Shumë qytetarë kanë shprehur mllefin në lidhje me çmimet dhe kushtet sa i takon sezonit veror. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, demostron përmes fotove realitetin e vështirë që ka kapluar turizmin, pasi pushuesit sivjet kanë zgjedhur që të pushojnë jashtë, kjo edhe për shkak të -çmimeve të favorshme.
Pamjet nuk kanë nevojë për shumë komente, ku duket plazhi i Borshit i braktisur. Në pikun e sezonit turistik, një nga perlat e bregdetit tonë është tërësisht bosh.
Deputeti thotë se kjo situatë e nderë vjen për shkak të çmimeve të kripura që kanë vënë bizneset, duke e bërë të papërballueshme plazhin për familjarët.