Mëngjesin e sotëm u raportua për një aksident në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku një kamion i ngarkuar me skrap është përmbysur në rrugë. “Tirana Today” ka shkuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa përcjell fotot nga aksidenti.
Kamioni i ngarkuar me skrap dyshohet se është përmbysur nga shpejtësia e tejkaluar dhe pesha e rëndë e skrapit, që kanë çuar drejt humbjes së kontrollit.
Aksidenti është shënuar tek Bishti i Zhurit, Rrogozhinë, ndërsa kamioni është me targa të huaja. Aksidenti shkaktoi vështirësi në qarkullimin e mjeteve, e ndërsa policia ende nuk ka përcjellë një njoftim lidhur me ngjarjen në fjalë.