Një ish-supermodele, tashmë 53-vjeç, ka treguar se në vitet ’90, kur ishte pjesë e klipit të Madonnës, ajo u përndoq për rreth dy vite nga këngëtarja. Për vite me radhë ajo e ka mbajtur këtë sekret, e ndërsa tashmë ka zbuluar për mediat rozë se Madonna e përndiqte me letra dashurie dhe telefonata.
Amanda Cazalet u bë pjesë e këngës “Justify My Love”, në vitin 1990 dhe tha se u surprizua ku gjatë xhirimeve këngëtarja përdorte gjuhën në puthje, ndërsa mendoi se ishte thjesht “çështje aktrimi”.
Sipas 53- vjeçares, për 2 vite ajo u kthye në fiksimin e Madonna- s. Ajo thotë se Madonna çmendej pas saj, ndonëse ishte në dijeni se ishte e martuar.
“Madonna çmendej pas meje. Asokohe nuk u ofendova, por tani që e mendoj po ngacmohesha nga dikush që ishte shefi im”, u shpreh Cazalet për “The Sun”.
Sipas saj, Madonna i dërgonte vazhdimisht letra nga çdo cep i botës, e telefononte dhe nuk i ndahej për 2 vite rresht. Në një nga letrat e dashurisë Madonna shkruan:
“E di që je e martuar dhe shtatzënë, por nuk ta shpjegoj dot tërheqjen që kam ndaj teje. Je gruaja më e bukur në botë dhe po vdes të të puth sërish”.