Update/Personi që shikoni në foto është Redmon Gruda, 21 vjeç i cili u arrestua ditën e sotme nga policia pasi rrëfeu se ishte ai që kishte goditur disa herë më thikë në kokë gjyshen e tij, Floresha Shkurti, 83 vjeçe, duke e lënë të vdekur.
Viktima kishte dëmtime në kokë dhe ishte e mbuluar në gjak. Gruaja banonte në katin e tretë të një pallati, që ndodhet te Lagjja Nr.16, pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit “Niko Dovana”.
E goditi me thikë në kokë, pranga nipit që vrau gjyshen në Durrës
E moshuara Floresha Shkurti, e gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një ditë më parë, nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrore, por nga një agresion i nipit të saj 21-vjeçar, tashmë i arrestuar.
Policia e Durrësit, përmes specialistëve të saj hetimorë ka bërë të mundur detajimin e plotë të ngjarjes. Sipas asaj që raportohet nga policia, për vrasjen e shtetases 81-vjeçare është arrestuar nipi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.
Ai, dyshohet se mesditën e së enjtes ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, siç thuhet për motive të dobëta, ndërsa 81-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
21-vjeçari Redmon Gruda do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Njoftimi:
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjajrjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh
Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.
Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.
Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.