Policia italiane ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Jovan Muça. Karabinierët në Mattola e arrestuan shqiptarin në 27 Nëntor 2017 së bashku me një person tjetër. Ata akuzohen për vjedhje të një banese në Mattola, ku nën kërcënim e një thikë ka marrë një sasi të konsiderueshme eurosh dhe një telefon celular.
Ndërsa mbi shqiptarin gjykata e Tarantos kishte lëshuar një urdhër arresti. Muça është identifikuar nga pjesëtari i familjes dhe kur ka shkuar për të bërë denoncimin i ka përshkruar policisë identikitin e tij. 31-vjeçari është arrestuar në një shtëpi në Castellaneta nga ku Policia i ka sekuestruar një motoçikletë pa leje drejtimin dhe një thikë.