Një pllakë gjigande, misterioze metalike, ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve, teksa spekulojnë se si një strukturë e tillë u krijua në një pjesë të largët të jugut të Utah.
Objekti u pa për herë të parë javën e kaluar, nga një pilot helikopteri dhe njerëzit filluan menjëherë ta krahasonin me monolitin e paraqitur në 2001: Një Odise Hapësinore që mund të ishte punë e jashtëtokësorëve.
Piloti i helikopterit, Bret Hutchings, kishte mundësinë për të parë pllakën e madhe metalike nga afër, dhe mendoi se ishte ndoshta puna e një artisti dhe e lartë midis 10ft dhe 12ft (rreth 3 metra).
“Unë po supozoj se është ndonjë artist i valës së re. Një tifoz i Odyssey Space”, tha Hutchings për stacionin e lajmeve lokale, KSLTV, i cili raportoi i pari këtë pllakë.
Puna u krahasua me ato të shumë skulptorëve minimalist, duke përfshirë artistin John McCracken, i cili vdiq në 2011.
David Zwirner, i tha ” The Guardian” se objekti misterioz nuk ishte një nga veprat e tij, dhe se ata dyshojnë se “është një punë nga një artist tjetër, duke i bërë homazhe McCracken”. Zwirner, megjithatë, i tha “New York Times” në një deklaratë të mëvonshme se në të vërtetë mund të ishte një McCracken.
“Galeria është në mëdyshje për këtë”, tha Zwirner. “Unë besoj se kjo është padyshim nga John”. “Kush do ta dinte që 2020 kishte edhe një surprizë tjetër për ne? Tamam kur menduam se i kishim parë të gjitha. Le të shkojmë ta shohim”.
Një gjë që dihet është se pa autorizim, është e paligjshme instalimi i strukturave arti në tokat publike të administruara në mënyrë federale, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utah (DPS). Kjo është e vërtetë, “pa marrë parasysh nga cili planet jeni”, ka njoftuar agjencia në një deklaratë.
Agjencia tha se nuk planifikon të zbulojë vendndodhjen e saktë të objektit. “Është në një zonë shumë të largët dhe nëse individët do të përpiqeshin të vizitonin zonën, ekziston një mundësi e konsiderueshme që ata të bllokohen dhe të kërkojnë shpëtim”, tha DPS. Kjo nuk i ndaloi përdoruesit e Reddit të identifikonin vendndodhjen e tij të mundshme, si dhe të diskutonin teori rreth mënyrave se si objekti mund të kishte shkuar atje dhe përse.