E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

FOTO-VIDEO/Romeo në pushime me një bionde, Aleksia Peleshi shuan heshtjen

Aleksia Peleshi ka shuar heshtjen, dhe ka folur për herë të parë pasi Romeo u filmua duke u puthur me një vajzë bionde. Një video e cila bëri xhiron e rrjetit, ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë fund romancës me njëri-tjetrin dhe se Romeo kishte hedhur një hap më tej. Pretendohej se ai kishte nisur pushimet me një vajzë bionde, e cila po kështu e ndiqte atë në rrjetet sociale.

Aktori i humorit ishte filmuar nga dikush, teksa ndodhej në Barcelonë me një vajzë bjonde, me të cilën puthej dhe përqafohej. Në kohë reale madje u zbulua edhe vajza me të cilën aktori i humorit shkëmbente puthje.

U pretendua se vajza që shfaqej përkrah Romeos quhej Eriketa dhe jeton në Barcelonë. Këto lajme të shpërndara në mediat rozë, kanë tërhequr vemendjen e Aleksias, e cila ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta në këtë mes. Ajo shprehet se gjithçka është mirë, duke nënkuptuar se vazhdon të ketë raporte të mira me Romeon.

“Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzione kot se më mbytët me këto aludime. Çdo histori ka një histori tjetër nga pas. Gjithçka është mirë”, shkruan Aleksia në një postim.

Prej muajsh, Romeo Veshaj dhe vajza e Niko Peleshit, Aleksia kanë qenë në qendër të vëmendjes se kanë nisur një lidhje dashurie. Thashethemet lindën pasi dyshja postoi fotografi nga i njëjti vend në Vlorë.

Më pas, Aleksia ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto në makinë, ku vihej re Romeo duke drejtuar mjetin. Lidhja e aktorit me të vjen pasi i dha fund romancës me Jonida Maliqin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...