Moti i keq i nisur gjatë natës që lamë pas, ka shkaktuar dëmet e para në vend. Raportohet se për shkak të erës së fortë dhe të fuqishme, mëngjesin e sotshëm është thyer dhe shkatërruar thuajse tërësisht bliri i vjetër i kishës së Thethit.
Siç shkruajnë vendasit, gjithçka ka ndodhur këtë 26 shtator, rreth orës 7:06 minuta, në logu e kishës.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, ky bli ishte një pemë rreth 200 vjeçare, i cili përdorej edhe si një objekt ku qaheshin të vdekurit e fshatit.