Jo vetëm pasojat e koronavirurit, por për fat të keq një qytetareje i është dashur të përballet edhe me shpërthimin e një bombole të oksigjenit. Pacientes së shtruar, e cila ishte e infektuar me COVID-19, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit, duke pësuar djegie të duarve.
Rasti në fjalë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë. “Unë jam që 12 ditë e shtruar në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë probleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë. Janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”, ka thënë ajo për RTK.
Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte kush ta ndihmonte për nevojat personale. Shtetasja me inicialet F.Xh., ka apeluar ndaj institucioneve që të rregullojnë problemin me oksigjenin, pasi sipas saj, vazhdimisht ka probleme.