E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Foto të reja/ Momenti kur grabitësit hapin portën dhe futen brenda aeroportit

Janë publikuar fotot të reja nga grabitja e miliona eurove që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Në foto e publikuara së fundmi duket momenti kur grabitësit kanë hapur portën dhe janë futur në brendësi të aeroportit me fugonin që mbante mbishkrimet “Hetimi Tatimor”. Grabitësit kanë këputur me gërshërë zinxhirin e portës së aeroportit.

Nga hetimet e deri tanishme rezulton se organizatori i grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash të martën në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Ai ka hyrë pikërisht me këtë fugon brenda aeroportit. Nën kërcënimin e armëve, grabitësin neutralizuan rojet e sigurisë që po kryenin transportin e parave nga disa autoblinda të bankave të nivelit të dytë, drejt avionit që kishte si destinacion final Vjenën. Ata kanë ngritur duart lart dhe disa janë shtrirë barkas siç i urdhëronin grabitësit.

Murataj që dyshohet se është pikërisht personi i maskuar në foto, kishte vendosur një maskë silikoni që të mos identifikohej duke u shfaqur si tullac. Burime nga Policia thanë se e gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 3 minuta.

Pas marrjes së parave, largimi i autorëve u bë pikërisht me të njëjtin furgon në drejtim të Tapizës. Autorët dhe organizatori i grabitjes shkëmbyen zjarr me forcat e policisë të cilët ishin vënë në ndjekje të grupit të strukturuar kriminal. Murataj mbeti i vdekur 1 km larg aeroportit të Rinasit, ndërsa kishte me vete në momentin e grabitjes një armë kallashnikov, tre krehra, një granatë dhe tritol.
Në ndihmë të policisë ka shkuar edhe një helikopter i ministrisë së Brendshme. FNSH dhe RENEA rrethoi Tapizën, por edhe rrugët që lidhen me të, ndërsa në zonën e Bathore u gjet një furgon i ndjekur, që dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit për t’iu shmangur ndjekjes së policisë.

Në orët e para të së mërkurës është gjendur edhe një furgon tjetër i djegur ndërmjet fshatit Tapizë dhe zonës së Niklës. Policia nuk jep të dhëna pasi kjo mund të përdoret nga autorët për të devijuar hetimet dhe ndjekjen e tyre njëkohësisht. Çështja ka kaluar për kompetencë në prokurorinë e krimeve të rënda, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-ndalimi për zinxhirin komandues të personelit së sigurisë në aeroportin e Rinasit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...