E diel, 24 Janar, 2021
8 C
Tirana

FOTO/ “Shtet shkër*hatë, po na vrasin”, konfrontim mes banorëve dhe policëve

Vijon përplasje mes efektivëve të policisë dhe banorëve pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave.

Banorët janë shfaqur të tensionuar dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore teksa bëjnë thirrje që të mos u prishin shtëpitë.

“Mos ma prekni shpinë”, thërret një banore me të qara, teksa mban pranë një vajzë të vogël, e cila duhet thënë se është frikësuar dhe ka qarë nga ulërimat dhe atë që ka parë.    

“Po na pushkatoni” është dëgjuar të thotë një zonjë e kësaj familje, të cilat janë shfaqur në gjendje të rënduar.

“Shtëpia është blerë në 1993, është pronë e shtetit, këta janë të korruptuar! Shtet shkër**atë, ky është më by***iri që kam pa. Kam qenë në Gjermani 9 vjet po kështu s’kam parë”, thotë një zotëri që mban dokumentet në duar, i cili më pas u mor nga policia.

Disa nga familjarët janë ende brenda shtëpisë dhe kanë ndezur një zjarr në oborrin e banesës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.

Mësohet se ky truall me vendim gjykate i është rikthyer ish-pronarëve dhe për rrjedhojë IKMK do zbatojë vendimin për shembjen e kësaj banese.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si rekrutoheshin pilotët kamikaze në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore

Fjalën “kamikaze”, e dëgjojmë shpesh sot sa herë kur ndodh një sulm terrorist vetëvrasës. Kjo mënyrë luftimi u shpik nga japonezët gjatë Luftës së...

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...