E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Foto/ Shpërthejnë memet në rrjetet sociale pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt

Pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë shpërthyer memet dhe batutat në rrjet.

Në fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale, nuk kanë munguar talljet dhe ironitë, ku nuk është lënë pa u përmenduar edhe “BMW-ja” e famshme e Ministrit, blerë kohët e fundit.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha u shoqërua me dhunë dhe përplasje midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Kjo detyroi Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn që të japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, më 8 dhjetor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...