Një fenomen aspak i zakontë ka ndodhur në Siberi, në rajonin Kuzbas, ku jetojnë 2.6 milion banorë. Disa qytete janë mbuluar nga dëbora e zezë, një fenomen që vjen si pasojë e fabrikave të përpunimit të qymyrgurit të cilat kanë ndotur ambientin.
Sipas drejtuesit të një prej fabrikave të qymyrgurit, shkak është bërë mosfunksionimi i një prej mburojave që parandalon daljen e pluhurit të qymyrgurit nga fabrika.
Pas fenomenit, kanë reaguar edhe ambientalistët, të cilët janë shprehur se kjo situatë ndodh shpesh në vend, por del më në pah kur bie dëborë.