E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

FOTO/Meksikë, arrestohet kanibali që hante të dashurat e tij

Bie në pranga 72-vjeçari që hante të dashurat. Policia në Meksikë zbuloi të mërkurën, pjesë të trupit të një 34-vjeçareje të shpallur në kërkim dhe 8 grave të tjera në shtëpinë e një 72-vjeçari, i cili u vu në pranga.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm bën me dije se Andres Mendoza, akuzohet për vrasjen e 9 femrave për një periudhë kohore 20-vjeçare, një pjesë prej të cilave kishin pasur lidhje me të.

Mediat meksikane raportuan në lidhje me këtë ngjarje se Mendoza kishte pranuar përpara prokurorëve, se kishte ngrënë pjesë nga trupat e viktimave. Ai gjithashtu kishte regjistruar në video dhe vrasjen e tyre.

Policia në qytetin e Atizapan, po bënte një kërkim për Reyna Gonzales, kur gjetën pjesë të trupit të saj në shtëpinë e Mendozës.

Nëna e dy vajzave kishte shkuar atje për t’i dhënë fund lidhjes, por kishte hasur në kundërshtinë e të moshuarit, i cili më pas e kishte qëlluar me thikë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...