E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me George Soros, ndërsa postoi edhe një foto teksa shihej me të në New York.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, ka shkruar Rama bashkëngjitur fotos në fjalë.

Ish-lideri demokrat, Sali Berisha, ka reaguar ashpër i nxitur nga publikimi i fotografisë së shefit të qeverisë me George Soros.

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi në profilin e tij në Facebook, atë të Vjosa Osmanit me Bill Klinton dhe të Edi Ramës me George Soros. Ai thotë se Klinton është burrë i madh i kombit shqiptar, që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

“Nje foto me dy antipodet e historise se kombit shqiptar! Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani me ish presidentin Bill Klinton, burrin e madh te kombit amerikan qe udhehoqi betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Ne anen tjeter Zografi bis me nje armik tjeter te kombit shqitar, multimiardierin George Soros qe rikthyen kontrollin e shoqerise civile dhe te sistem te drejtesise nga partia shtet ne Shqiperi dhe se bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosoves, vendosjen e hegjemonise serbe ne rajon. Sb”, shkruan Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...